Bota

Tragjedia në Greqi/ Flet e reja greke: U jam mirënjohëse forcave të mbinatyrshme

E reja e cila u bë e njohur gjerësisht me pjesëmarrjen e saj në Big Brother foli në emisionin “Mismatched” në SKAI dhe përshkroi momentet tronditëse që ka përjetuar në trenin që udhëtonte për në Selanik.

9 Mars 2023, 18:10 Nga I.A
Tragjedia në Greqi/ Flet e reja greke: U jam mirënjohëse forcave
Evdokia Tsagli

GREQI- Evdokia Tsagli po udhëtonte në vagonin e tretë të trenit IC62 me miqtë e saj dhe ishte një nga fatlumet që arriti të shpëtonte pas përplasjes fatale. E reja e cila u bë e njohur gjerësisht me pjesëmarrjen e saj në Big Brother foli në emisionin “Mismatched” në SKAI dhe përshkroi momentet tronditëse që ka përjetuar në trenin që udhëtonte për në Selanik.

"Isha në vagonin e tretë të pasagjerëve. Çfarë të të them, si jam? Nuk e di si ndihem për të folur për atë që kam pësuar fizikisht përballë kësaj tronditje të madhe mendore që kemi pësuar të gjithë së bashku. Është një vend i tërë që mban zi për humbjen masive të shpirtrave. Mjekët më këshillojnë të mos kujtoj momentet që kam jetuar në tren. Nuk dua t’i tremb njerëzit apo të shkaktoj atë panik. Falënderoj dhe i jam mirënjohëse forcës së mbinatyrshme, apo quaje si të duash, që më mbajti në jetë mendërisht. Ngushëllimet e mia më të thella për njerëzit që kanë humbur të dashurit. Dhimbja është për të gjithë ne, edhe nëse nuk ka pasur njohje personale në këtë ngjarje tragjike, tha ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës (28 shkurt) në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që u mori jetën 57 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal.

evdokia tsagli tragjedia e trenave ne greqi

Sondazh

Poll