Bota

Haradinaj: Kushdo që është kundër propozimit evropian i bën dëm të madh Kosovës

Haradinaj shkruan se kushdo që e kundështon propozimin e sponsorizuar nga Perëndimi, i bën dëm vendit.

9 Mars 2023, 19:02 Nga I.A
Haradinaj: Kushdo që është kundër propozimit evropian i
Ramush Haradinaj

KOSOVË- Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka mbledhur kryesinë e AAK-së dhe nga aty ka dalë me qëndrimin unanim të partisë pro propozimit evropian, të cilin tanimë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti. Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se marrëveshja mbi bazën e propozimit evropian i hap Kosovës rrugë për integrim dhe për njohje të reja. Haradinaj shkruan se kushdo që e kundështon propozimin e sponsorizuar nga Perëndimi, i bën dëm vendit.

Postimi i Plotë:

Qëndrimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në mbështetje të propozimit evro-amerikan për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është qëndrim pro interesave nacionale e shtetërore. Ky është qëndrimi që ka dalë sot nga mbledhja e kryesisë së AAK-së. Në takim theksova se kjo marrëveshje e propozuar është një e arritur e madhe, duke pasur parasysh rrethanat në të cilat ndodhemi si shtet. Rikonfirmuam mbështetjen tonë ndaj arritjes së kësaj marrëveshjeje, të bindur se kjo i mundëson Kosovës hapjen e perspektives integruese euro-atlantike dhe arritjen e njohjeve të reja. Ky qëndrim është tërësisht në interes të vendit dhe pa ndonjë kalkulim elektoral. AAK vlerëson ndihmën e aleatëve tanë, në veçanti të ShBA-së ndaj arritjes së kësaj marrëveshje. Kushdo që e kundërshton dhe tenton ta pengojë i bën dëm të madh vendit.

ramush haradinaj dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll