Sport

Çështja e avionit privat të Gianni Infantinos mbyllet nga drejtësia zvicerane...

Federata Ndërkombëtare (FIFA) njoftoi të enjten se prokurorët federalë zviceranë kanë mbyllur një hetim ndaj presidentit Gianni Infantino, për përdorimin nga ana e tij e një avioni privat në vitin 2017.

9 Mars 2023, 16:22 Nga DOSJA

Çështja e avionit privat të Gianni Infantinos mbyllet nga

ZVICER - Një shqetësim më pak nga Gianni Infantinon. Në një deklaratë për shtyp, Federata Ndërkombëtare (FIFA) përshëndeti këtë të enjte mbylljen e një hetimi ndaj presidentit të saj, i cili kishte të bënte me një avion privat, të çarteruar për të fluturuar nga Surinami në Zvicër në vitin 2017. 

“Është konfirmuar se aranzhimet e udhëtimit ishin në përputhje me rregullat dhe rregulloret e pajtueshmërisë së FIFA-s, një vendim i cili është në përputhje me vendimin e Komitetit të Etikës të FIFA-s në gusht 2020 për këtë çështje”,- shpjegoi zyrtari.

Çështja e avionit privat të Gianni Infantinos mbyllet nga

Pas hapjes së një hetimi pas zbulimeve nga e përditshmja gjermane Süddeutsche Zeitung, prokurorët federalë zviceranë përfundimisht nuk arritën të gjenin prova për parregullsi. 

“Pas vendimit të KPK-së, shteti zviceran do të përballojë të gjitha kostot lidhur me hetimin”,- shtoi FIFA, duke u gëzuar që sot konsiderohet “si një organizatë e besueshme dhe e respektuar”, duke specifikuar se Infantino ka hequr dorë nga çdo pretendim për dëmshpërblim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll