Sport

Lahoz do të drejtojë Al Ittihad-Al Nassr, tifozët të revoltuar për shkak të... Ronaldos

Arbitri spanjoll ‘takon’ sërish sulmuesin portugez në fushën e blertë, pas pesë vitesh, që kur ai u largua nga Real Madrid

9 Mars 2023, 08:02 Nga DOSJA
Lahoz do të drejtojë Al Ittihad-Al Nassr, tifozët të

ARABIA SAUDITE - Përzgjedhja e gjyqtarit Mateu Lahoz për të gjykuar super ndeshjen saudite, orët e fundit po bën bujë në rrjetet sociale. Arbitri spanjoll këtë të enjte, në orën 17:30, do të drejtojë ndeshjen mes Al Ittihad dhe Al Nassr të Cristiano Ronaldos.

Fakti që ai që ai njihet mirë me portugezin, pasi CR7 ka luajtur në La Liga për Real Madridin, mes viteve 2009 dhe 2018, ka ngritur dyshime…

Disa fansa kanë pohuar se Lahoz dhe CR7 janë miq, duke ndarë disa herë imazhe të të dyve duke u përqafuar. Madje, Lahoz i ka kërkuar personalisht falje që nuk i ka fishkëllyer një penallti ndaj Ronaldos, në kohën kur sulmuesi luante ende në Ligën Spanjolle.

Duhet theksuar se kjo nuk është eksperienca e parë e Mateu Lahozit në kampionatin saudit: në vitet 2018/19 dhe 2019/20 ai ka drejtuar dy ndeshje, në të cilat ka treguar gjithsej tetë kartonë të verdhë dhe tre të kuq.

Dueli mes Al Ittihad dhe Al Nassr do të jetë një përballje mes dy skuadrave kryesuese të ligë saudite, ku skuadra e Ronaldos ka dy pikë më shumë se kundërshtari direkt. Kujtojmë se gjyqtari spanjol Mateu Lahoz ka paralajmëruar tërheqjen e tij në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll