Sport

Pas eliminimit, Leo Messi gjithnjë e më shumë te dera!...

Eliminimi i PSG-së ndaj Bayernit në Champions League ngre pyetjen për të ardhmen e Lionel Messit.

9 Mars 2023, 12:53 Nga DOSJA
Pas eliminimit, Leo Messi gjithnjë e më shumë te dera!...

FRANCE - “A ishte kjo hera e fundit që shohim Lionel Messin në Champions League?  Mbrëmë, stacionin anglez të CBS, që transmetoi ndeshjen mes Bayern Munichut dhe PSG-së, Jamie Carragher i tha këto pak fjalë, të cilat sollën reagime në Angli. 

Mbrëmja e ‘Pleshtit’ në çdo rast është kthyer në një fiasko. I shumëpritur për duetin e tij me Kylian Mbappé, ylli Leo Messi dështoi. I aftë për ta çuar Argjentinën drejt një fitoreje në Kupën e Botës, ‘Pleshti’ nuk ishte i aftë për të njëjtën paraqitje me klubin parizian.

Kjo ngre domosdoshmërisht çështjen e së ardhmes së tij. A do të qëndrojë Messi edhe një sezon te PSG, që grumbullon vetëm dështime evropiane? Nuk është ky trendi i momentit, por Messi duket dukshëm më pranë një largimi, sesa një zgjatjeje sipas të përditshmes sportive. 

Një largim, i cili, të paktën, do të kishte avantazhin për t'i ofruar pak më shumë liri financiare PSG-së për ta rindërtuar këtë verë, ndërkohë që largimi i Neymarit të dëmtuar rëndë duket tashmë i kompromentuar për këtë verë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll