Sport

Maignan për eliminimin e PSG-së: “Nuk më intereson fare, më vjen keq për tifozët!”

Ndërsa PSG eliminohet nga Champions League, ish-pariziani Mike Maignan, që luan me Milanin ka reaguar ashpër

9 Mars 2023, 15:34 Nga DOSJA
Maignan për eliminimin e PSG-së: “Nuk më intereson fare,

ITALI - Para se të bëhej i preferuar europian dhe që do të vendoset në portën e skuadrës franceze, Mike Maignan ishte fillimisht një produkt i PSG-së. Portieri ishte trajnuar në Paris përpara se të bashkohej me Lille dhe më pas të kishte marrë karrierën që njohim.  Por padyshim, fati europian i PSG-së, është tani shqetësimi më i vogël i tij.

Mbrëmë, kur Milani i tij sapo ishte kualifikuar në çerekfinale të Champions League në Tottenham (0-0), një paraqitje e madhe bëri portieri francez, Maignan, i cili u pyet nga Bein Sports për eliminimin parizienëve.

“Eliminimi i PSG-së kundër Bayernit? Nuk më intereson fare, unë jam te Milani (qesh).  Nuk shoh se çfarë mund të them më shumë. Trajnimi im në Paris? Po, por kanë kaluar nëntë vjet që kur jam larguar. Jam i fokusuar tani te klubi im aktual. E vërtetë është që tifozët parizienë janë të mërzitur, sepse Champions League është një objektiv, por ne mund të mësojmë vetëm nga eliminimet. Është e njëjta gjë është edhe për ne”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll