Sport

18 vite burg për organizatorin e ndeshjes, që shkaktoi 130 të viktima në Indonezi!

U shpall fajtor për veprime të shkaktuara nga pakujdesia

9 Mars 2023, 15:16 Nga DOSJA
18 vite burg për organizatorin e ndeshjes, që shkaktoi 130 të

INDONEZI - Një gjykatë indoneziane ka dënuar me 18 vjet burg, Abdul Haris, personin kryesor përgjegjës për organizimin e ndeshjes së futbollit, që u zhvillua më 1 tetor 2022, dhe që shkaktoi një rrëmujë, ku 135 persona humbën jetën në stadiumin Kanjuruhan në Malang, provinca e Java Lindore.

Sipas informacioneve të portalit të lajmeve DetikNews, Haris është shpallur fajtor për veprim nga pakujdesia. Megjithatë, akuza kërkoi gjashtë vjet e tetë muaj burg ndaj tij për tragjedinë në stadiumin Malang, e dyta më e rëndë në historinë e futbollit indinezian, pas rrëmujës së regjistruar në vitin 1964 në Stadiumin Kombëtar të Perusë, ku humbën jetën 328 persona.

Gjatë ndeshjes, tifozët e skuadrës së futbollit Arema, që po luante kundër Persebaya Surabaya, hynë në fushë. Raportet nga qeveria indoneziane gjetën indikacione se rrëmuja ishte pikërisht rezultat i përdorimit të gazit lotsjellës nga Policia, për çka u hap një hetim për veprimet e forcave të sigurisë gjatë asaj dite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll