Sport

Juventusi nuk arrin të mbajë Vlahoviç, në verë del në shitje!

Agjenti i lojtarit është i vetëdijshëm se ka interes nga shumë klube. Në atë rreth përmenden veçanërisht Bayerni, Manchester United dhe Tottenham.

7 Mars 2023, 17:29 Nga DOSJA
Juventusi nuk arrin të mbajë Vlahoviç, në verë del

ITALI - Gjasat janë të mëdha që lojtari i kombëtares serbe Dushan Vlahoviç të ndryshojë skuadrën gjatë verës, të paktën kështu shkruajnë mediat italiane.

Vlahoviç është golashënuesi më i mirë i Juventusit këtë sezon, në 24 ndeshje, ka shënuar dhjetë herë, por në katër ndeshjet e fundit në Serie A nuk ka arritur të shënojë gol.

Për formën disi më të dobët të Vlahoviqit së fundmi, “Gazeta delo Sport”, “Corriere dello Sport” dhe “Tuttosport” kanë bërë të ditur dhe analizuar të gjithë situatën.

- Nëse Juventusi merr një ofertë të madhe për të, ata nuk do të jetë kundër. Sezoni është i gjatë dhe gjithçka mund të ndryshojë shpejt – thuhet në analizën e “Gazzetta”.

Agjenti i lojtarit është i vetëdijshëm se ka interes nga shumë klube. Në atë rreth përmenden veçanërisht Bayerni, Manchester United dhe Tottenham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll