Sport

Mallorca nuk do të apelojë për kartonin e Muriqit… do të mungojë ndaj Real Sociedad

Klubi nuk ka dashur të apelojë për të verdhën që sulmuesi mori në duelin ndaj Elçes.

7 Mars 2023, 17:23 Nga DOSJA
Mallorca nuk do të apelojë për kartonin e Muriqit… do

SPANJE - Vedat Muriqi përfundimisht do të mungojë ndaj Real Sociedad. Mallorca ka vendosur të mos bëjë ankesë për kartonin e verdhë të sulmuesit gjatë përplasjes ndaj Elçes dhe kosovari do të mungojë në ndeshjen e së dielës kundër Sociedadit.

Mallorca e kishte studiuar rastin për të vendosur nëse do të ankohej apo jo për golashënuesin e tyre, por duke pasur parasysh mundësinë e pamundur që pretendimi i tyre të kishte sukses, ata preferuan të mos e bënin këtë, duke e lënë Muriqin të vuajë një sanksion ndaj Realit.

Sulmuesi është golashënuesi më i mirë për skuadrën Mallorcas me 10 gola dhe të dielën, do të vuajë pasojat e kartonit tij të pestë të verdhë të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll