Sport

Pronari i Liverpool-it: “Ne investojmë në qëndrueshmërinë e klubit!”

Ne shohim shumë klube që shkojnë në rrugë të paqëndrueshme, por ne do të vazhdojmë të synojmë për investime të zgjuara për sa i përket transferimeve, ne jemi shumë krenarë për listën tone”

7 Mars 2023, 17:22 Nga DOSJA
Pronari i Liverpool-it: “Ne investojmë në

ANGLI - Pronari i Liverpool-it, John Henry, ka dhënë një intervistë për Liverpool Echo, duke iu referuar ndër të tjera përkushtimit të Fenway Spost Group për klubin anglez, ndërsa ka mbrojtur politikën e grupit përsa i përket investimeve në transfertë, me faktin se disa klube nuk funksionojnë në mënyrë të qëndrueshme.

“Është e vërtetë që kemi kërkuar investitorë potencialë për klubin, por kjo nuk e mohon faktin që jemi të përkushtuar për suksesin e tij afatgjatë. Në fakt, ne jemi më të përkushtuar se kurrë ndaj Liverpool-it, klubi vazhdon të përparojë brenda dhe jashtë fushës”, tha fillimisht amerikani.

“Ne vazhdojmë të ‘ndërtojmë’ në Liverpool, por e bëjmë këtë në një mënyrë të përgjegjshme. Ne shohim shumë klube që shkojnë në rrugë të paqëndrueshme, por ne do të vazhdojmë të synojmë për investime të zgjuara për sa i përket transferimeve, ne jemi shumë krenarë për listën tonë”, shtoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll