Sport

Nagelsmann: "Ne nuk mund të rrimë vetëm në mbrojtje, duhet edhe të krijojmë rrezik"

Trajneri i Bayern Munichut ka vlerësuar ndeshjen e kësaj të mërkure ndaj PSG-së.

7 Mars 2023, 17:10 Nga DOSJA

GJERMANI - Trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, i pyetur për formulën për t'u përballur me PSG-në nesër dhe për të ndaluar Kylian Mbappé, tha se ai "e kishte një ide", por se nuk do të kufizohet vetëm në mbrojtjen pas fitores 0-1 në transfertë, por edhe do të synojnë të krijojnë rrezik përpara.

"Ne kemi zhvilluar disa ide për t'i goditur ata. Por çelësi do të jetë të mos kufizohemi vetëm në mbrojtje, por duhet të krijojmë rrezikun për të shënuar vetë,"- tha ai në konferencën për shtyp.

Duke pasur posedimin e topit, çelësi, sipas Nagelsmann, do të jetë shmangia e kundërsulmeve nga PSG, për të cilat ai thotë se do të duhet t’i shmangin një kohë të gjatë për të rivendosur rendin kur topi humbet.

“Duhet të shmangim që na duhet shumë kohë për të rikuperuar vendosjen. Është e rëndësishme të shmangim pasimet për Messin dhe të mos e kemi linjën tonë të fundit shumë të avancuar”,- shpjegoi ai. “Por ne kemi ambicie të krijojmë lojën vetë dhe të kemi topin”,- shtoi ai.

I pyetur nëse nuk besonte se loja mbrojtëse ishte një dobësi që mund të përfitonte Bayern, Nagelsmann u shpreh duke thënë, se ka disa karakteristika që mund të shfrytëzohen, por nëse nuk përfitohen mirë, ato mund të jenë shpatë me dy tehe.

“Nuk do të thosha se është një dobësi, por ata kanë një sjellje të qartë në situata të caktuara që ne mund t'i përdorim, por nëse nuk i shfrytëzojmë ato mund të jenë të rrezikshme për ne, sepse mund të kundërsulmojnë”, tha ai.

Nagelsmann: "Ne nuk mund të rrimë vetëm në mbrojtje,

Në të njëjtin drejtim, Nagelsmann pranoi, se fakti që Kylian Mbappé luan që në fillim, e ndryshon disi lojën dhe kujtoi se në ndeshjen e parë, gjatë kohës që ishte në fushë, gjeneroi tre situata të rrezikshme. “Është e vërtetë që dy ishin jashtë loje, por kjo nuk e ndryshon analizën”,- tha ai.

Në lidhje me formacionin, Nagelsmann tha se do të startojë me Josip Stasinic, ndoshta si mbrojtës i djathtë, megjithëse shtoi se duhet të priste stërvitjen për të parë se si është rikuperuar nga një goditje që pësoi kundër Shtutgartit.

"Vendimi nuk është marrë përfundimisht, por unë e nis nga baza që ai luajti. Ai kishte një problem në kofshë, por do ta shohim në stërvitje. Ai ka luajtur mirë dhe është opsioni i parë", tha ai.

Për sa i përket Sadio Mané, ai tha se nuk mendonte se do të luante që në fillim edhe pse lojtari pas rikuperimit nga një dëmtim “ka gjithnjë e më shumë ritëm” dhe tha se ende nuk është marrë një vendim.

"Sadio ka gjithnjë e më shumë ritëm. Nuk mendoj se do të luajë që në fillim, por nuk është marrë një vendim. Por ne jemi të lumtur që ai është rikthyer dhe që mund të kontribuojë duke ardhur nga pankina".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll