Bota

Beteja për Bakhmutin/ Zelenskyy zotohet se nuk heq dorë, kërkon të dyfishojë numrin e ushtarëve

Granatimet intensive ruse shënjestruan qytetin në rajonin e Donetskut dhe fshatrat përreth, ndërsa Moska zhvilloi një sulm të trefishtë në përpjekje për të përfunduar rezistencën e Bakhmutit.

7 Mars 2023, 08:13 Nga a.l
Beteja për Bakhmutin/ Zelenskyy zotohet se nuk heq dorë, kërkon
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Luftime tw ashpra janw duke u zhvilluar nw rajonin lindro ukrainas tw Bakhmutit. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar mwngjesin e sotwm se ka udhëzuar ushtrinë që të gjejë forca për të forcuar mbrojtjen e qytetit lindor i cili është bërë një çmim simbolik në luftën me Rusinë.

"I thashë shefit të shtabit të gjente forcat e duhura për të ndihmuar djemtë në Bakhmut. Nuk ka asnjë pjesë të Ukrainës për të cilën mund të thuhet se mund të braktiset," tha Zelenskyy.

Mediat e huaja raportojnë se, këshilltari i lartë i Zelenskyy, Mykhailo Podolyak tha se forcat ukrainase rreth Bakhmutit kanë shkatërruar forcat armike, duke përforcuar pozicionet e tyre dhe duke trajnuar dhjetëra mijëra personel ushtarak ukrainas për një kundërofensivë. Granatimet intensive ruse shënjestruan qytetin në rajonin e Donetskut dhe fshatrat përreth, ndërsa Moska zhvilloi një sulm të trefishtë në përpjekje për të përfunduar rezistencën e Bakhmutit. Qytetet aty pranë Chasiv Yar dhe Kostiantynivka u vunë nën granatime të rënda, duke dëmtuar makina dhe shtëpi dhe duke shkaktuar një zjarr.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll