Bota

Agresioni rus/ OHCHR nxjerr bilancin: Rreth 8,200 civilë të vrarë deri tani nga lufta në Ukrainë

Siç njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ushtria ruse ka vrarë tashmë 464 fëmijë dhe ka plagosur 931 të tjerë në Ukrainë.

7 Mars 2023, 08:06 Nga a.l
Agresioni rus/ OHCHR nxjerr bilancin: Rreth 8,200 civilë të vrarë
Pamje nga lufta në Ukrainë

UKRAINË- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) ka publikuar bilancin e fundit të civilëve ukrainas të vrarë deri më tani nga lufta me Rusinë. Siç raportojnë mediat e huaja, rreth 8,173 civilë ukrainas janë vrarë dhe 13,620 janë plagosur që nga 24 shkurti i 2022-shit, që shënoi fillimin e sulmit të armatosur në shkallë të gjerë nga rusët.

"Nga 1 deri më 28 shkurt 2023, OHCHR regjistroi 589 viktima civile në Ukrainë: 138 të vrarë dhe 451 të plagosur”, thuhet në njoftimin për shtyp të OHCHR.

Siç u theksua, shifrat aktuale janë më të larta, pasi marrja e informacionit nga disa vendndodhje ku kanë vazhduar armiqësitë intensive është vonuar dhe shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit. Kjo ka të bëjë, për shembull, me Mariupol (rajoni i Donetskut), Lysychansk, Popasna dhe Sievierodonetsk (rajoni Luhansk), ku ka pretendime për viktima të shumta civile. Siç njoftoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ushtria ruse ka vrarë tashmë 464 fëmijë dhe ka plagosur 931 të tjerë në Ukrainë.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll