Bota

Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje Prokurorisë: Hetoni vrasjet e të burgosurve ukrainas nga rusët

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kuleba thekson se autorët duhet të përballen me drejtësinë. 

7 Mars 2023, 07:56 Nga a.l
Ministri i Jashtëm ukrainas thirrje Prokurorisë: Hetoni vrasjet e
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba i ka bërë thirrje Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë rrethanat e vrasjes së një të burgosuri ukrainas nga rusët. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kuleba thekson se autorët duhet të përballen me drejtësinë. 

"Video e tmerrshme e një të burgosuri ukrainas të paarmatosur të ekzekutuar nga forcat ruse thjesht për të thënë "Lavdi Ukrainës". Një tjetër provë kjo luftë është gjenocidale. Është e domosdoshme që Karim Khan [Prokurori i ICC] të nisë një hetim të menjëhershëm të ICC mbi këtë krim të tmerrshëm lufte. Autorët duhet të përballen me drejtësinë," shkroi ministri në Twitter.

Ukrainasit janë revoltuar ditët e fundit pasi në rrjet është duke qarkulluar një video i ushtarëve rusë që gjuanin një të burgosur lufte të paarmatosur ukrainas pasi ai tha "Lavdi Ukrainës". Ky rast ka shkaktuar bujë publike. Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka hapur procedimin penal në lidhje me videon, në të cilën pushtuesit rusë qëllojnë për vdekje ushtarin ukrainas.

lufta ne ukraine dmytro kuleba

Sondazh

Poll