Bota

Autobusi përplaset me kamionin në Gana/ Humbin jetën 23 persona, 24 të tjerë mbeten të plagosur

Shefi Ekzekutiv i Komunës për Kintampo North, Isaac Baffoe tha se dy nga gjashtë personat që janë në gjendje kritike janë transferuar në Spitalin Mësimor Tamale.

7 Mars 2023, 07:33 Nga a.l
Autobusi përplaset me kamionin në Gana/ Humbin jetën 23 persona,
Aksident në Ghana

 

AFRIKA PERËNDIMORE- Një aksident i rëndëështë shënuar në Kintampo në rajonin Bono Linor në Ganë. Mediat e huaja raportojnë se një autobus me destinacion Yendi-Kumasi me pasagjerëështë përplasur me një kamion me mallra, ku për pasojë 23 persona kanë humbur jetën. Ndërsa 24 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Qeveritar Kintampo për të marrë trajtimet mjekësore. 

Shefi Ekzekutiv i Komunës për Kintampo North, Isaac Baffoe tha se dy nga gjashtë personat që janë në gjendje kritike janë transferuar në Spitalin Mësimor Tamale.

“Fillimisht humbëm 22 persona dhe plagosjet ishin 25 në momentin kur ndodhi aksidenti. Ata u trajtuan, por fatkeqësisht të hënën në mëngjes, një tjetër kaloi duke i bërë të vdekurit 23. Janë gjashtë në gjendje kritike që duhet t'i dërgojmë në Tamale ose Kumasi, por për fat të keq, nuk kishte shtretër, kështu që ata vazhdojnë të trajtohen në Kintampo", tha ai. 

Ai gjithashtu vuri në dukje se autoritetet kanë filluar përpjekjet për të kontaktuar familjet e personave që humbën jetën në aksidentin rrugor.

aksident ne gane

Sondazh

Poll