Bota

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Indonezi/ Vdesin 16 persona, qindra të tjerë në kërkim të një zone tjetër për të banuar

Në një fshat, raportohen për shtëpi të shkatërruara, makina të zhytura në baltë, ndërsa një pistë në një aeroport lokal gjithashtu u përmbyt nga balta dhe mbeturinat.

7 Mars 2023, 07:43 Nga a.l
Përmbytje dhe rrëshqitje dherash në Indonezi/ Vdesin 16 persona,
Indonezi

INDONEZI- Moti i keq ka pushtuar Indonezinë, ku përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave kanë shkaktuar 16 viktima, ndërsa qindra të tjerë janë zhvendosur në një rreth në ishullin indonezian Sulëesi. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në kërkim të 23 personave të zhdukur pasi përmbytjet goditën rrethin verior Luëu të provincës Jugore Sulawesi.  Në një fshat, raportohen për shtëpi të shkatërruara, makina të zhytura në baltë, ndërsa një pistë në një aeroport lokal gjithashtu u përmbyt nga balta dhe mbeturinat.

Shirat e dendur nxorën nga shtrati 3 lumenj pranë zonës duke shkaktuar evakuimin e 655 njerëzve për shkak të përmbytjeve. Mediat e huaja raportojnë se, Indonezia vuan shpesh nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, veçanërisht gjatë sezonit të shirave, megjithëse situata shpesh përkeqësohet nga prerja e pyjeve. Përmbytjet gjithashtu vranë 66 njerëz në kryeqytetin indonezian Xhakarta në janar, për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të shiut. 

permbytje ne indonezi

Sondazh

Poll