Bota

Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Erdogan: Do të ndërtohen 488,000 shtëpi për të prekurit nga fatkeqësia

Presidenti i Turqisë është zotuar të rindërtojë rajonin jugor të vendit, të goditur muajin e kaluar nga tërmetet e fuqishme që morën jetën e më shumë se 46,104 njerëzve.

7 Mars 2023, 08:02 Nga a.l
Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Erdogan: Do të ndërtohen
Rexhep Taip Erdogan

TURQI- Presidenti i Turqisë është zotuar të rindërtojë rajonin jugor të vendit, të goditur muajin e kaluar nga tërmetet e fuqishme që morën jetën e më shumë se 46,104 njerëzve.

"Sot, ndërsa lëmë pas javën e katërt që nga tërmetet, ne shohim më qartë përmasat e fatkeqësisë që përjetuam dhe ndjejmë dhimbjen e humbjeve tona më thellë. Qëllimi ynë është të fillojmë ndërtimin e 244,000 shtëpive dhe 75,000 shtëpive të fshatit në dy muajt e ardhshëm," tha RexhepTaip Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.

Ai gjithashtu theksoi se një total prej 488,000 shtëpish të reja do të ndërtohen për të prekurit nga fatkeqësia në zonat e goditura nga tërmeti brenda një viti. Mediat vendase raportojnë se, Presidenti gjatë fjalës së tij ndër të tjera theksoi se 100,000 kontejnerë do të vendosen brenda dy muajsh në rajon për 500,000 viktima të tërmetit që të jetojnë në kushte më të mira.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca - Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriperëndimore.

termet ne turqi

Sondazh

Poll