Politike

Rama fluturon drejt Berlinit, nezër takim “kokë më kokë” me kancelarin gjerman Scholz

Sipas axhendës, takimi do të nisë në orën 11:15, e më pas do të dalin për të mbajtur një konferencë për mediat në orën 12.30 të mesditës.

6 Mars 2023, 14:19 Nga k.m.
Rama fluturon drejt Berlinit, nezër  takim “kokë më
Edi Rama dhe Olaf Scholz

BERLIN- Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Gjermaninë më 7 mars, për të zhvilluar një takim me kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Lajmin e ka bërë me dije kancelaria gjermane. Sipas axhendës, takimi do të nisë në orën 11:15, e më pas do të dalin për të mbajtur një konferencë për mediat në orën 12.30 të mesditës. Në deklaratën zyrtare raportohet senë fokus të takimit do të jetë koordinimi me synimin për rolin pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

Mirëpo po ashtu do të diskutohen edhe çështjet dypalëshe, ekonomike dhe të politikës së jashtme dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

edi rama olaf scholz

Sondazh

Poll