Politike

Gazment Bardhi në mbledhje Kryesie: Të gjendet zgjidhje, opozita duhet të dalë me kandidatë unik

Gazment Bardhi ka thënë në mbledhje se fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet vendoret.

6 Mars 2023, 13:26 Nga k.m.
Gazment Bardhi në mbledhje Kryesie: Të gjendet zgjidhje, opozita duhet
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në mbledhjen e Kryesisë së thirrur nga Enkelejd Alibeaj ka bërë thirrje që në zgjedhjet vendore të dalin me kandidat unik. Mësohet se Bardhi ka thënë në mbledhje se fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet vendoret.

"Secili prej neser ka bërë betejë për ta bërë partinë demokraktike fituese, alternativë qeverisëse. Gjatë kësaj kohe ka nevojë vetëm për maturi. Gjuha e urrejtjes nuk mund të ketë vend tek ne. Jemi 70 ditë larg nga zgjedhjet. Fokusi ynë duhet të jenë vetëm zgjedhjet e 14 Majt. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë, të ofrojmë çdo gjë, që të gjendet zgjidhje dhe PD e opozita të dalë me kandidatë të përbashkët,"-tha Bardhi.

gazment bardhi alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll