Një muaj pas tërmetit apokaliptik në Turqi/ Letërnjoftimet rrëqethëse në shtylla, të mbijetuarit kërkojnë ende të afërmit e tyre
Post-tërmeti në Turqi TURQI- Sot një muaj më parë një tërmet i fuqishëm në Turqi dhe Siri shkaktoi mbi 50 mij&...
Por sot ushtria e Ukrainës njoftoi për një raund të ri sulmesh ruse gjatë të cilave u përdorën dronë të prodhuar nga Irani.
UKRAINË- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të hënën se nëse trupat ruse arrijnë të marrin kontrollin e qytetit lindor të Ukrainës, Bakhmutit, kjo gjë nuk do të sillte një ndryshim vendimtar në konflikt.
“Mendoj se ka më shumë vlerë simbolike sesa vlerë strategjike dhe operacionale”, u tha Sekretari Austin gazetarëve gjatë një vizite në Jordani.
Prej muajsh Bakhmuti është përfshirë nga luftimeve intensive mes përpjekjeve të Rusisë për të marrë kontrollin e këtij qyteti, që shtrihet në provincën Donetsk të Ukrainës. Zoti Austin tha gjithashtu se një vendim i forcave ukrainase për të dislokuar trupat në perëndim të qytetit, nuk do të përbënte sipas tij një problem strategjik për Kievin.
Por sot ushtria e Ukrainës njoftoi për një raund të ri sulmesh ruse gjatë të cilave u përdorën dronë të prodhuar nga Irani. Në një njoftim në Twitter, ministria ukrainase e Mbrojtjes shkruante se forcat e saj kishin arritur të rrëzonin 13 prej 15 dronëve të lëshuar.
Moska ka përdorur dronë ‘Shahed’ për të goditur objektivë në të gjithë Ukrainën, përfshirë objekte infrastrukturore Po kështu Rusia njoftoi se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu vizitoi të hënën ushtarët rusë si dhe një qendër mjekësore në qytetin e Mariupolit, të cilin Rusia e rrafshoi vitin e kaluar. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes zoti Shoigu vizitoi qytetin me qëllimin për të mbikëqyr përpjekjet për rindërtimin e tij, por pa dhënë detaje se kur u zhvillua vizita./VOA/
Post-tërmeti në Turqi TURQI- Sot një muaj më parë një tërmet i fuqishëm në Turqi dhe Siri shkaktoi mbi 50 mij&...
Perleshje ne Gjerogji GJEORGJI- Ligjvënësit në Gjeorgji u përfshinë në përleshje me grushte të hënën, nd&...
Tensionet në Kinë KINË- Shtohen konfliktet mes Kinës dhe Tajvanit. Mediat e huaja raportojnë se Tajvani i është kund&eum...
TURQI- Kemal Kilicdaroglu duket se do të përballet me Erdoganin pas ndarjes së Aleancës së 6-ve. Largimi i papritur i Meral Aksener t...
Svyatlana Tsikhanouskaya BJELLORUSI- Një gjykatë në Minsk ka dënuar në mungesë me burgime të gjata lideren opozitar...
Oksana RUSI- Një javë pasi Rusia filloi luftën në Ukrainë, familja e 15-vjeçares Arina Yatsiuk vendosi të la...
KINË- Tajvani duhet të jetë në gatishmëri këtë vit për një "hyrje të papritur" të ushtrisë kineze ...
Rifat Jashari KOSOVË- Nën duartrokitje të gjata e me nderim të thellë, është pritur Rifat Jashari në Kuvendin e Kos...
Shën Petërsburg RUSI- Një banor nga Shën Petersburgu, i cili tentoi të notonte nga Krimea në portin ukrainas t&eum...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është një...