Bota

Një muaj pas tërmetit apokaliptik në Turqi/ Letërnjoftimet rrëqethëse në shtylla, të mbijetuarit kërkojnë ende të afërmit e tyre

Ashtu si mijëra të tjerë, Nur dhe Ertugrul thonë se janë në një garë me kohën për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur, madje duke rekrutuar anëtarë të largët të familjes për të kontrolluar spitalet në qytetet e tyre në të gjithë vendin për të parë nëse anëtarët e familjes së tyre janë atje.

6 Mars 2023, 15:47 Nga a.l
Një muaj pas tërmetit apokaliptik në Turqi/ Letërnjoftimet
Post-tërmeti në Turqi

TURQI- Sot një muaj më parë një tërmet i fuqishëm në Turqi dhe Siri shkaktoi mbi 50 mijë persona të vdekur dhe me mijëra ndërtesa të shkatërruara. Megjithatë të mbijetuarit ende nuk i kanë humbur shpresat për të afërmit e tyre nga të cilët nuk ka asnjë gjurmë që pas tërmetit vdekjeprurës. Nur dhe vëllai i saj Ertugrul Delen prej më shumë se 2 javësh kërkojnë për prindërtit e tyre të humbur dhe vëllain por nuk ka ende asnjë gjurmë të tyre. Ata tregojë se kanë shkuar në çdo spital në Hatay, një nga zonat më të prekura nga tërmeti po emrat e tyre qoftë gjallë apo të plagosur nuk ndodhen në asnjë prej qendrave spitalore. 

Shkuam në spitale që nuk janë as në atë listë. Mendoj se kemi qenë në çdo spital në Hatay,” tha Ertuğrul. Në një varrezë në periferi të qytetit jugor të Antakias, ku një fushë me qindra shkopinj shënojnë varret e shumë kufomave të paidentifikuara, vëllezërit e motrat kërkuan fotot e të vdekurve dhe nuk gjetën asgjë. 

Ashtu si mijëra të tjerë, Nur dhe Ertugrul thonë se janë në një garë me kohën për të gjetur të afërmit e tyre të zhdukur, madje duke rekrutuar anëtarë të largët të familjes për të kontrolluar spitalet në qytetet e tyre në të gjithë vendin për të parë nëse anëtarët e familjes së tyre janë atje.

Një muaj pas tërmetit apokaliptik në Turqi/ Letërnjoftimet
Të mbijetuarit

Asnjë dëshmi e trupave të tyre nuk u gjet mes mbeturinave të asaj që dikur ishin shtëpitë e tyre. Postera që tregojnë portretet e të zhdukurve me thirrje për këdo që ka informacion që të kontaktojë sheshet publike nga qyteti qendror i Kahramanmarash në qytetet në të gjithë Hatajin po ashtu nuk kanë sjellë asnjë rezultat për të gjetur të zhdukurit e këtij tërmeti. 

Një muaj pas tërmetit apokaliptik në Turqi/ Letërnjoftimet
Mehmet Guleç

Mehmet Guleç thotë se i kalon netët e tij duke shëtitur rrugëve të İskenderun me orë të tëra pa gjumë e i përhumbur nga gjuetia e vëllait të tij Mustafa. Që kur tërmetet rrafshuan banesën e Mustafës, kur ndërtesa ngjitur u anua dhe i shtypi të dy, duke vrarë të paktën 25 persona, familja e tij e ka ngarkuar Mehmetin për ruajtjen e rrënojave, ndërsa prindërit e tij kontrollojnë spitalet duke kërkuar ndonjë gjurmë të vëllait të tij, një 24-vjeçar që synonte të bëhej arkitekt, shkruan The Guardian. 

Ka shumë familje në këtë situatë, shumë njerëz si unë. Disa nga njerëzit që erdhën për të shpëtuar të afërmit e tyre thanë: 'E dëgjuam zërin e Mustafës, e nxorëm jashtë dhe e dërguam në një spital në Adana,” tha Mehmeti. Babai i tyre filloi të kërkonte spitalet në Adana. 

Ndërsa prindërit e tij vazhdojnë kërkimin e tyre, Mehmeti pret me familjet e tjera para ndërtesës së vëllait të tij, duke iu lutur zyrtarëve të zhvendosin rrënojat e shtëpisë së Mustafës. Ai përshkroi zhgënjimin e tij nga detyrimi për të paguar kontraktorët privatë për të shoshitur mbeturinat herë pas here për të kontrolluar për personat e zhdukur, çdo herë duke mos gjetur asgjë. Lutja e Mehmetit për të lëvizur rrënojat është bërë obsesioni i tij kryesor, e vetmja mënyrë që ai ndjen se mund të ndihmojë vëllain e tij të humbur.

 "Unë po qëndroj këtu për t'i parë ata të pastrojnë rrënojat përsëri në mënyrë që të jem plotësisht i sigurt se ai nuk është atje. Jam 99% i sigurt se ai nuk është aty, por dua të jem 100% i sigurt", tha ai

termet ne turqi

Sondazh

Poll