Bota

Tentoi të shkonte me not në Ukrainë, 40-vjeçari rus dënohet me 6 vite burg për tradhti ndaj kombit të tij

Gjykata e Lartë e Krimesë e dënoi 40-vjeçarin me gjashtë vjet burg pasi e shpalli fajtor për tradhti për kalim të paligjshëm të kufirit.

6 Mars 2023, 14:58 Nga a.l.
Tentoi të shkonte me not në Ukrainë, 40-vjeçari rus
Shën Petërsburg

RUSI-  Një banor nga Shën Petersburgu, i cili tentoi të notonte nga Krimea në portin ukrainas të Odesa për t'u bashkuar me ushtrinë ukrainase është burgosur. Mediat e huaja raportojnë se, Gjykata e Lartë e Krimesë e dënoi 40-vjeçarin me gjashtë vjet burg pasi e shpalli fajtor për tradhti për kalim të paligjshëm të kufirit.

Burri kundërshtoi luftën në Ukrainë dhe vitin e kaluar vendosi se donte të ndihmonte forcat e armatosura atje. Pasi kontaktoi një grup ushtarak vullnetar në Ukrainë, ai bleu busull dhe pishtar nënujor dhe filloi notin në gusht. Ai u ndalua nga rojet kufitare ruse pasi kishte notuar për dy ditë. 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll