Bota

Masakra e Prekazit, Kurti: Rezistenca e Jasharajve është vetë trungu i Kosovës

Në seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti shtoi se rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

6 Mars 2023, 15:09 Nga I.A
Masakra e Prekazit, Kurti: Rezistenca e Jasharajve është vetë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu. Në seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Kurti shtoi se rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

“Pas 5,6,7 marsit të viti 1998 ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten. Rezistenca e Jasharajve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo është vetë trungu. Lavdi Epopesë së UÇK-së dhe 59 të rënëve të rënë me 5,6,7 mars”, tha Kurti.

Masakra e Prekazit

Më 5-7 mars 1998, rreth 5,000 forca serbe bllokuan kompleksin e familjes së Jasharit në fshatin Prekaz dhe vranë 58 nga familja dhe të afërmit e tij, duke përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. Masakrës i shpëtoi vetëm Besarta, vajza 10-vjeçare e Hamza Jasharit. Sulmi, i njohur si Masakra e Prekazit, konsiderohet si një nga pikat kthese që çuan në vendimin e NATO-s për të ndërhyrë në Kosovë në vitin 1999.

albin kurti masakra e prekazit

Sondazh

Poll