Bota

Shtohen tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, paralajmëron Taipei: Ushtria kineze mund të futet në territor 'sa hap e mbyll sytë'

Kina ka rritur aktivitetet e saj ushtarake rreth Tajvanit vitet e fundit, duke përfshirë inkursione pothuajse ditore të forcave ajrore në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit.

6 Mars 2023, 15:41 Nga a.l
Shtohen tensionet mes Kinës dhe Tajvanit, paralajmëron Taipei: Ushtria
Tensionet në Kinë

KINË- Shtohen konfliktet mes Kinës dhe Tajvanit. Mediat e huaja raportojnë se Tajvani i është kundërpërgjigjur Kinës përmes ajrit. Ministri i Mbrojtjes tha se Tajvani është në gatishmëri për një hyrje të papritur të ushtrisë kineze në zonat afër territorit të saj.

Kina ka rritur aktivitetet e saj ushtarake rreth Tajvanit vitet e fundit, duke përfshirë inkursione pothuajse ditore të forcave ajrore në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të ishullit. Megjithatë Tajvani nuk ka raportuar asnjë incident të forcave kineze që hyjnë në zonën e tij të afërt, 44.4 km nga bregu i tij. Por, ka rrëzuar një dron civil që hyri në hapësirën e saj ajrore pranë një ishulli në brigjet kineze vitin e kaluar.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve në parlament, Ministri i Mbrojtjes Chiu Kuo-cheng tha  se Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze (PLA) mund të gjejë justifikime për të hyrë në zona afër hapësirës territoriale ajrore dhe detare të Tajvanit, ndërsa ishulli vetëqeverisës rrit shkëmbimet e tij ushtarake me Shtetet e Bashkuara, për inatin e Pekinit.

tensionet kine-taiwan

Sondazh

Poll