Sport

Tenistja ukrainase refuzon t'i shtrëngojë duart kundërshtares ruse pas fitores së saj - Shikoni videon

"Dua t'ia kushtoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe po vdesin tani," tha 20-vjeçarja pas fitores së saj.

6 Mars 2023, 15:58 Nga DOSJA
Tenistja ukrainase refuzon t'i shtrëngojë duart

SHBA - Tenistja ukrainase Marta Kostyk tregoi në mënyrë demostrative ndaj sulmit të vazhdueshëm të Rusisë ndaj vendnlindjes Ukrainës, pas fitores së saj ndaj rusesë Varvara Gracheva në Texas ATX Open. 

Konkretisht, pas përfundimit të setit të dytë, i cili vulosi fitoren e saj 2-0 , Kostik, pasi fillimisht u gjunjëzua në tokë e emocionuar, më pas u ngrit dhe shkoi drejt stolit të saj, duke refuzuar të shtrëngonte duart dhe të bënte foton tradicionale me Graçevën.



“Nga pozicioni në të cilin jam tani, është jashtëzakonisht e veçantë të fitosh këtë titull. Dua t'ia kushtoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe po vdesin tani”, tha 20-vjeçarja ukrainase (e renditur në numrin 52) në deklaratat e saj.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll