Sport

Takimi ‘i nxehtë’ Ancelotti - Pérez, sulmuesi Benzema në qendër të diskutimit...

Tensioni u rrit dje, pas barazimit zhgënjyes të Real Madridit. Florentino Pérez ishte i mërzitur, ndërsa Carlo Ancelotti synonte sulmuesit e tij...

6 Mars 2023, 10:19 Nga DOSJA
Takimi ‘i nxehtë’ Ancelotti - Pérez, sulmuesi Benzema

SPANJE - Dje, Real Madrid arriti një barazim të mërzitshëm ndaj Betis (0-0) me nje mungesë të dukshme të efikasitetit në sulm. Dy ndeshje radhazi pa shënuar, katër ndeshje pa gol në 38 ditët e fundit. Çfarë e shtyn Carlo Ancelottin të mërzitet? Trajneri madrilen nuk i ka mohuar fjalët e tij mbrëmë për repartin e tij sulmues.

“Na mungonte efikasiteti përpara. Bëmë shumë në pasime, kur duhej të gjuanim driblonim, kur duhej të pasonim... Nuk bëmë zgjedhjet e duhura. Kjo ka bërë që në tre ndeshjet e fundit kemi shënuar vetëm një gol. Për fat të mirë, edhe pse jemi prapa, ne jemi shumë më mirë se në fillim të sezonit. Por na mungon ekuilibri, duhet të jemi njësoj të mirë në të dyja anët e fushës. Jam i prekur, më shumë se i zemëruar”.

Vërejtje therëse, që ngjallën domosdoshmërisht debat në Spanjë dhe që drejtojnë në qendër të vëmendjes sulmuesin Karim Benzema. I heshtur për tre takime, KB9 sheh rikthimin e kritikave dhe agimin e kërcënimit për verën e ardhshme. "Një alarm për të nënshkruar një 9", është titulli ‘AS’, e cila vë në dukje se kur Benzema "nuk zgjohet", askush nuk është aty për ta marrë përsipër. Çfarë risjell në tapet çështjen e ardhjes së një tjetër qendërsulmuesi verën e ardhshme, ndërkohë që i riu Alvaro është ndoshta shumë i butë për t'u ekspozuar kaq shpejt.

Pérez rikthehet kundër Ancelottit?

Por tensionet ishin edhe diku tjetër mbrëmë në Seville. Relevo siguron se, Florentino Pérez, i irrituar me nivelin e ekipit të tij, kishte pasur një bisedë urgjente me trajnerin e tij Carlo Ancelotti, të cilin ai e ka fajësuar për disa zgjedhje së fundmi. Ishte kjo bisedë, e cila edhe vonoi ardhjen e trajnerit italian në konferencën për shtyp dhe që do të simbolizonte tensionet që do të rriteshin mes dy ‘të fortëve’ të klubit merenges…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll