Sport

Fillojnë firot tek Manchester City, Barcelona gjithë sy e veshë!

Nëse City e lejon atë të largohet, pavarësisht se ka një kontratë të vlefshme, përparësia e tij është të shkojë në “Camp Nou”.

6 Mars 2023, 15:48 Nga DOSJA
Fillojnë firot tek Manchester City, Barcelona gjithë sy e veshë!

ANGLI - Aymeric Laporte (28 vjeç) e ka të qartë: nuk është titullar i padiskutueshëm për Pep Guardiolën te Manchester City.

Pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2025, ai po mendon seriozisht të largohet nga klubi anglez verën e ardhshme.

Nëse City e lejon atë të largohet, pavarësisht se ka një kontratë të vlefshme, përparësia e tij është të shkojë në “Camp Nou”.

Barça tashmë është në dijeni të interesit të Laportes për t’u larguar nga Premier League dhe për dëshirën e tij për t’u veshur me ngjyrat “blaugrana”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll