Sport

VIDEO/ Kean hyn në historinë e zezë të Juves: karton të kuq pas 41 sekondash!...

Sulmuesi i Juves hyri në fushë në minutën e 89-të dhe pa një karton të kuq për sulmin ndaj Mancinit në minutën e 90-të.

6 Mars 2023, 09:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Kean hyn në historinë e zezë të Juves: karton të

ITALI - Humbja ndaj Romës (1-0) shënon edhe rekord negativ për Juventusin.  Protagonisti i trishtuar ka qenë Moise Kean: sulmuesi i 'Zonjës së Vjetër' ka koleksionuar në një nga përjashtimet më të shpejta në historinë e Serie A.

23-vjeçari italian e nisi ndeshjen në stol. Ai u fut në fushë i dëshpëruar, në kërkim të një rikthimi, duke zëvendësuar Cuadrado në minutën e 89-të. Megjithatë, vetëm një minutë më vonë, në të 90-tën, ai përfundoi i përjashtuar direkt me karton të kuq.

Ai zgjati vetëm 41 sekonda (?!) në fushë. Kean u ngatërrua me Gianluca Mancinin, golashënuesin e Romës, teksa të dy po luftonin për një top. Sulmuesi i Juventusit u rrëzua në tokë, teksa po luftonte me Mancinin. Të dy mbajtën njeri-tjetrin, ku juventini, i ngopur me kaq shumë kapje, goditi mbrojtësin e verdhekuq nga pas pa top.

Arbitri, Fabio Maresca, nuk hezitoi, një i kuq direkt. Sipas Giuseppe Pastores, ky është dëbimi i tretë më i shpejtë në histori të Serisë A. Giuseppe Lorenzo mban rekordin. Ai doli jashtë fushe pas 10 sekondash në një Parma-Bologna në 1990. Gjithashtu, Kean ka përpara edhe Giulio Migliaccio, i cili u largua i përjashtuar pas 32 sekondash, në një Atalanta-Palermo në 2015.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll