Sport

Klopp dhe rezultati historik ndaj United: "Të gjithë duhet ta dinë, se ne jemi ende këtu!"...

Trajneri i Liverpool thotë se “nuk ka fjalë” për fitoren e skuadrës e tij ndaj ‘Djajve të Kuq’ (7-0)

6 Mars 2023, 10:47 Nga DOSJA
Klopp dhe rezultati historik ndaj United: "Të gjithë duhet ta

ANGLI - Jurgen Klopp ishte natyrisht një trajner shumë i kënaqur, pas goditjes historike të Liverpoolit, këtë të dielë, ndaj Manchester United (7-0). Duke folur për Sky Sports, gjermani nënvizoi performancën “top” të skuadrës së tij dhe theksoi se kjo mund të jetë pika e kthesës për ‘Reds’.

"Nuk ka fjalë. Ishte një lojë spektakolare futbolli, diçka e pazakontë. Ne luajtëm një futboll të vërtetë kundër një ekipi që ishte në formë", filloi ai duke iu referuar sfidës.

Dhe ai shtoi: "Fillimi i pjesës së dytë ishte shumë i mirë, dhe fundi gjithashtu. Ky është futbolli, këto janë gjëra që mund të ndodhin. Ishte shtytja që na duhej. Na vendos tani në drejtimin e duhur. Të gjithë duhet ta dinë se ne jemi ende këtu. Nuk është ajo çfarë ka ndodhur për një kohë, por sot ishte shembulli i përsosur, se çfarë mund të jemi dhe çfarë duhet të jemi tani e tutje”,- përfundoi Klopp.

Me këtë rezultat, Liverpooli ngjitet në vendin e 5-të të Premierligës, me 42 pikë. Mançester Junajtid mban pozitën e tretë, me 49.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll