Sport

Shpërthen në 'kritika' Piers Morgan, mik i CR7, pas humbjes së Man.United: “Ten Hag nuk e ka dhënë ende dorëheqjen?”...

Gazetari lë një mesazh, pas disfatës së pësuar nga “Djajtë e Kuq” ndaj Liverpoolit, në Anfield

6 Mars 2023, 10:32 Nga DOSJA

Shpërthen në 'kritika' Piers Morgan, mik i CR7, pas humbjes

ANGLI - Piers Morgan, gazetari britanik që bëri intervistën e diskutueshme me Cristiano Ronaldon, nuk humbi rastin për t'i lënë një 'mesazh' Erik ten Hag, pas disfatës poshtëruese që pësoi Manchester United, teksa vizitoi Liverpoolin (7-0).

"Ten Hag ende nuk ka dhënë dorëheqjen? Si mund t'i mbijetojë trajneri i Manchester United një paraqitje dhe rezultati kaq katastrofikisht të tmerrshëm?",- ka shkruar miku i CR7 në Twitter.

Shpërthen në 'kritika' Piers Morgan, mik i CR7, pas humbjes

Më parë, Piers Morgan tashmë kishte lënë një tjetër 'pick' për United. “Karma është një gjë qesharake”,- ka shkruar ai në të njëjtin rrjet social, një mesazh i shoqëruar me një foto ku Morgan shfaqet pranë Cristiano Ronaldos.

Shpërthen në 'kritika' Piers Morgan, mik i CR7, pas humbjes

Gazetari ka lënë edhe një mesazh për Rio Ferdinandin, me një ton ironic: “Jam këtu nëse të duhet,”- dhe një mesazh tjetër për Erik ten Hag, i cili tha se nuk e kishte humbur gjumin nga largimi i Ronaldos. "Paç fat me gjumin tënd, gjeni." 

Shpërthen në 'kritika' Piers Morgan, mik i CR7, pas humbjes

Kujtojmë që pas intervistës për Piers Morgan, ku la kritika të ashpra ndaj klubit dhe trajnerit, Cristiano Ronaldo e ndërpreu bashkëpunimin me Manchester United para Botërorit në Katar, duke përfunduar dhe nënshkruar një kontratë milionere me Al Nassr, në Arabinë Saudite.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll