Sport

Ish-ylli i United sulmon ashpër Bruno Fernandez: “Na lodhi me duart ngritur gjithë kohës…”

Pas sfidës, ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville ishte shumë kritik në lidhje me performancën e Bruno Fernandes. 48-vjeçari u shpreh se portugezi është nga ata lojtarë që vetëm ankohet në fushë duke ia hedhur fajin shokëve të ekipit.

6 Mars 2023, 15:51 Nga DOSJA
Ish-ylli i United sulmon ashpër Bruno Fernandez: “Na lodhi me duart

ANGLI - Manchester United pësoi një humbje turpëruese në Anfield përballë Liverpool teksa u mposht me shifrat 7-0. Të besuarit e trajnerit Erik ten Hag ishin në një ditë të keqe ndërsa as ata që konsiderohen si liderët e skuadrës nuk mundën të reagonin dhe të shmangnin poshtërimin.

Pas sfidës, ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville ishte shumë kritik në lidhje me performancën e Bruno Fernandes. 48-vjeçari u shpreh se portugezi është nga ata lojtarë që vetëm ankohet në fushë duke ia hedhur fajin shokëve të ekipit.

 “Po e filloj diskutimin duke folur rreth Bruno Fernandes. Jam lodhur me sjelljet e tij në fushë, e shoh gjithmonë që ankohet dhe nis ngre duart lart i pakënaqur me shokët e skuadrës.

Jam lodhur kur shoh që ai nuk kthehet asnjëherë të ndihmojë në mbrojtje, vetëm ankohet. Në një moment kundërshtari e shtyn në gjoks dhe ai mbulon fytyrën për të mashtruar arbitrin. Harron që është kapiteni i skuadrës dhe duhet të sillet si i tillë”, u shpreh Neville.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll