Politike

"Të pritëm me kohë daneze"/ Konferenca me kryeministren e Danimarkës, Rama: Kemi rritje të numrit të turistëve danezë

Me shaka, Rama i tha kryeministres se e kanë pritur me mot danez, pa diell. 

6 Mars 2023, 12:05 Nga A.B
"Të pritëm me kohë daneze"/ Konferenca me kryeministren
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka rritje të numrit të turistëve danezë. Këtë e tha gjatë konferencës së sotme të zhvilluar së bashku me kryeministren e Danimarkës. Me shaka, Rama i tha se e kanë pritur me mot danez, pa diell. 

'Dua ti them se ne shikojmë rritje të numrit të turistëve danezë në Shqipëri. Janë rritur vit pas viti, ndërkohë që shohim interesim të sipërmarrjes daneze. Dhe me projekte të tjera, në fushën e energjisë dhe tregtisë. Duke qënë personazh jo pak i rëndësishëm në rrjetet sociale, duke pasur të rinj në rrjetet sociale të ketë influencuar në rritjen e turizmit danez në Shqipëri, edhe pse koha e qëndrimit e saj është e shkurtër... bëmë çmos që ta prisnim në një kohë daneze, pra mos të kishte shumë diell që të ndihej si në shtëpinë e vet. Jam i lumtur që je këtu pasi vizita u shty, nuk e konsideroj vizitën e fundit, mesa unë kuptoj ti do fitosh zgjedhjet në Danimarkë.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll