Politike

FOTO/ Rama pajis ERTV-në edhe me shpjeguese shenjash

Në ndihmë të të gjithë atyre që kanë probleme me të folurin dhe të dëgjuarin, Ertv transmeton me një përkthyese të gjuhës së shenjave

6 Mars 2023, 09:54 Nga f.g
FOTO/ Rama pajis ERTV-në edhe me shpjeguese shenjash
Edi Rama

TIRANE- Televizioni privat i kryeministrit Edi Rama i njohur si kanali "ERTV"  është kompletuar tashmë. Në një deklaratë nga Kongresi i Parë i Shëndetësisë, kryeministri nisi fjalën në kanalin e tij, por me një "mysafire" të re.

Në ndihmë të të gjithë atyre që kanë probleme me të folurin dhe të dëgjuarin, Ertv transmeton me një përkthyese të gjuhës së shenjave.

Kryeministri ia ka dalë kështu të ofrojë një shërbim që nuk e kanë as televizionet më të mëdha në vend.../Dosja.al

edi rama ertv

Sondazh

Poll