Politike

FOTO- Një vit pasi dha dorëheqjen, Basha firmos si kryetar i PD-së, i jep autorizim Alibeajt të regjistrojë partinë në zgjedhje

Grupi i Alibeajt depozitoi sot një kërkesë në KQZ për të regjistruar PD-në zgjedhjet e 14 majit dhe pjesë të dosjes është një letër e Bashës.

6 Mars 2023, 11:40 Nga A.B
FOTO- Një vit pasi dha dorëheqjen, Basha firmos si kryetar i
Lulzim Basha

TIRANË- Një vit pasi dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha firmos si i tillë.  Grupi i Alibeajt depozitoi sot një kërkesë në KQZ për të regjistruar PD-në zgjedhjet e 14 majit dhe pjesë të dosjes është një letër e Bashës që në cilësinë e kryetarit të PD-së autorizon nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazmend Bardhi të përfaqësojnë këtë forcë politike.

Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa…”, thuhet në letrën që është dërguar në KQZ.

FOTO- Një vit pasi dha dorëheqjen, Basha firmos si kryetar i

Sot është afati i fundit për regjistrimin. Dje, Partia Demokratike zgjodhi të futet me koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duke lënë të kuptohet se kryedemokrati Sali Berisha i ka ndarë përfundimisht rrugët me grupin e demokratëve që mbështesin deputetin Enkelejd Alibeajn. E gjitha vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që shbëri vendimin e shkallës së parë për regjistrimin e ndryshimeve në Statut të Berishës dhe rikthimin e çështjes për gjykim. Ndaj dhe zgjodhi që të regjistrohej për zgjedhje, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme./Dosja.al

lulzim basha enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll