Politike

"Lufta" e PD pas vulës zhvendoset në KQZ, Berisha u regjistrua dje, Alibeaj paraqet sot dokumentacionin

Regjistrimi sipas PD do të bëhet me koalicion, ndërsa pika e ngërçit lidhet me regjistrimin e kandidatëve për këshillat Bashkiakë. 

6 Mars 2023, 10:25 Nga f.g
"Lufta" e PD pas vulës zhvendoset në KQZ, Berisha u
Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berisha

TIRANE- Partia Demokratike e transferon tashmë përballjen në dyert e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dje, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri dje regjistrimin e PD në zgjedhje ndërsa sot, përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa do të dorëzojë kërkesën për tu regjistruar në KQZ, 3 ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit që ktheu çështjen për rigjykim, duke e lënë PD në zgjedhje me vulën, siglën dhe logon tek Lulzim Basha. 

Por Berisha ka zgjedhur një tjetër rrugë. Ai dorëzoi dje mbrëma dokumentacionin në KQZ, ku u vu re se Berisha firmosi kërkesën për regjistrim si kryetar i Partisë Demokratike dhe i vetmi person me të drejtë ligjore për të bërë regjistrim kandidatësh. Regjistrimi sipas PD do të bëhet me koalicion, ndërsa pika e ngërçit lidhet me regjistrimin e kandidatëve për këshillat Bashkiakë. 

Tashmë beteja zhvendosur dhe ëshë në KQZ, ku deri më tani janë regjistruar 30 parti për tu regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit. Afati është 6 marsi ndërsa më 15 mars skadon afati për koalicionet dhe më 27 mars për Këshillat Bashkiakë./Dosja.al

sali berisha enkelejd alibeaj zgjedhjet lokale 14 maj 2023 pd ne gjyq

Sondazh

Poll