Politike

Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit

Indrit Sefa, sekretari Ligjor i PD ka depozituar sot kërkesën që mban firmën e tij, por nuk ka preferuar që të japë koment lidhur me situatën në selinë blu teksa iu kërkua një prononcim nga gazetarët jashtë KQZ.

6 Mars 2023, 11:01 Nga k.m.
Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për regjistrim
Indrit Sefa

TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka depozituar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrim të Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit. Indrit Sefa, sekretari Ligjor i PD ka depozituar sot kërkesën që mban firmën e tij, por nuk ka preferuar që të japë koment lidhur me situatën në selinë blu teksa iu kërkua një prononcim nga gazetarët jashtë KQZ.

Grupi i Alibeajt çon në KQZ kërkesën për regjistrim

"Ta vlerësojë komisioneri, është praktikë e përcaktuar në Kod. Kjo ëhstë një praktikë...e ndjekur nga të gjitha partitë politike,"-tha ai jashtë për mediat. 

Sot është afati i fundit për regjistrimin. Dje, Partia Demokratike zgjodhi të futet me koalicion në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, duke lënë të kuptohet se kryedemokrati Sali Berisha i ka ndarë përfundimisht rrugët me grupin e demokratëve që mbështesin deputetin Enkelejd Alibeajn. E gjitha vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që shbëri vendimin e shkallës së parë për regjistrimin e ndryshimeve në Statut të Berishës dhe rikthimin e çështjes për gjykim. Ndaj dhe zgjodhi që të regjistrohej për zgjedhje, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. 

indrit sefa zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll