Politike

'Premtimi'/ Rama: Nëse në Prill ngjitemi lart në pagat e rajonit, rrisim dhe pagat e sektorëve të tjerë

Rama e quan 'luftë' rritjen e pagave

6 Mars 2023, 10:02 Nga A.B
'Premtimi'/ Rama: Nëse në Prill ngjitemi lart në pagat
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për sektorë të tjerë, përveç mjekëve. Gjatë 'Kongresit të Shëndetësisë', Rama deklaroi se nëse vendi ynë do ngjitet lart në pagat e rajonit, gjatë vitit të ardhshëm, do rrisin dhe pagat e sektorëve të tjerë.

'Nëse në muajin prill, ne ngjitemi lart në pagat e rajonit, e barazohemi me Serbinë, të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pagat e tjera brenda këtij mandati, por kjo është lufta ime, duke nisur nga 2024. Kjo ua bën Kongresin më të ëmbël dhe qëndrimin këtu sado të gjatë më të rehatshëm, se kështu do shtyni ditët kur të merrni plusin mbi pagën'- tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll