Politike

Problem largimi i studentëve"/ Rama: Sistemi i bluzave të bardha e ka marrë vulën e cilësisë

Rama deklaroi se shteti shqiptar nuk do financojë studentët shqiptarë që largohen nga vendi e më pas shërbejnë në Gjermani.

6 Mars 2023, 09:48 Nga A.B
Problem largimi i studentëve"/ Rama: Sistemi i bluzave të bardha
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë ditën e sotme në 'Kongresin e Shëndetësisë". Teksa premtoi rritje pagash, kreu i Qeverisë tha se sistemi i bluzave të bardha në vendin tonë ka përparuar, madje theksoi se mjekët shqiptarë po priten me krahë hapur në vendet më me zhvillim, siç është edhe Gjermania. 

"Ju falenderoj për mundin, rezultatet dhe përkushtimin që keni për të garantuar shëndetin e njerëzve tanë. është gjëja më e rëndësishme, e asaj që përbëjnë këtë fushë. Dua të flas vetëm për kapitalin njerëzor. E kemi shumë më të qëndrueshëm, shumë më të mirëtrajtuar. Kushtet kur një garë shumë ndërkombëtare, ka hyrë në një fazë për të garantuar në disa vende, përfshirë dhe ato të zhvilluara. Bëhet më sfiduese për ne, sfidë e përgjithshme ndërkomëbëtare. Ne e dimë shumë mirë se nga vijmë, nuk ka nevojë ta përsëris unë, duket ditur shumë mirë se ku duam të shkojmë, jemi të detyruar që të shkojmë përpara, në funksion të fuqizimit dhe garantimit të kapitalit njerëzor. Ka nevojë për kushte, punësim dhe për pagë dinjitoze. Sot, kemi një sistem të arsimimit, të bluzave të bardha i cili e ka marrë vulën e cilësisë, nga fakti që të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten me krahë hapur edhe në vende më të zhvilluara. Është shumë e qartë se puna e bërë atje nga mjekët dhe infermierët ka krijuar një reputacion pozitiv, kjo është në nderin e mjekëve dhe infermierëve por është një problem për ne. 

Kur vjen puna te arsimimi, ne jemi krenar për punën e përbashkët të të gjithëve, duke filluar nga provimet e deri tek specializimit. Jemi përballë një problemi që duhet ta adresojmë në mënyrë të ndershme."- tha Rama.

Më tej, kreu i Qeverisë komentoi edhe largimin e të rinjve nga vendi. Ai u shpreh se shteti shqiptar nuk do financojë studentët shqiptarë që largohen nga vendi e më pas shërbejnë në Gjermani. Rama e pranoi se ky është ende një problem që duhet adresuar. 

"Sot 1 student i mjekësisë paguan 1 të 16-ën e kostos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë. Nga ana tjketër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe p Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, tha Rama.

edi rama kongresi i shendetesise

Sondazh

Poll