Politike

VIDEO/ Përfaqësuesit ligjorë të PD dalin nga KQZ: Dorëzuam të gjithë dokumentacionin e nevojshëm (FOTOT)

Ata u pyetën nëse kanë dorëzuar dhe dokumentet e marra nga Gjykata dhe e pohuan një gjë të tillë. 

5 Mars 2023, 21:44 Nga F.M
VIDEO/ Përfaqësuesit ligjorë të PD dalin nga KQZ:
Ledio Nuraj dhe Franc Nuri

TIRANË- Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri kanë deklaruara para mediave se kanë depozituar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e PD-së në zgjedhje. Në një deklaratë pas daljes nga KQZ, të dy u pyetën nëse kanë dorëzuar dhe dokumentet e marra nga Gjykata dhe e pohuan një gjë të tillë. 

Pjesë nga prononcimi:

Ledio Nuraj dhe Franc Nuri: Në cilësinë e përfaqësuesve ligjorë të PD-së sapo depozituam dokumentin për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Kërkesa është firmosur nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i përputhshëm me të gjitha praktikat. Bashkngjitur kësaj kërkese kemi paraqitur dhe dokumentin sipas ligjit që kërkohet. Në respektim dhe të afatit.

Pyetje: E dorëzuar dhe dokumentin e marrë nga gjyqi?

Ledio Nuraj dhe Franc Nuri: Të gjitha dokumentacionet e nevojshme sipas kodit zgjedhor

PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t'i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.

 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023 partia demokratike ledio nuraj franc nuri

Sondazh

Poll