Politike

Përfaqësuesit e Berishës nisen drejt KQZ, do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin në zgjedhje

Nuraj dhe Nuri do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023.

5 Mars 2023, 20:58 Nga F.M
Përfaqësuesit e Berishës nisen drejt KQZ, do të
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike në KQZ, Ledio Nuraj dhe Franc Nuri janë nisur drejt zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në një njoftim zyrtar të PD-së, bëhet me dije se Nuraj dhe Nuri do të depozitojnë dokumentacionin për regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor në zgjedhjet lokale të datës 14.05.2023.

PD ka vendosur të futet në zgjedhjet lokale me koalicion. Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar nga ku tha se nuk do t'i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Në përfundim të mbledhjes, Edi Paloka u shpreh se do të futen me koalicion, por pa bërë me dije partitë përbërëse. Paloka tha se nesër do të nisin negociatat me aleatët.

partia demokratike zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll