Sport

TRAGJIKE! Mbrojtësi 21-vjeçar Moustapha Sylla, humbet jetën në mes të ndeshjes...

Mbrojtësi i Racing në Bregun e Fildishtë Moustapha Sylla vdiq të dielën, pasi nuk u ndje mirë në mes të ndeshjes, tha klubi i tij.

6 Mars 2023, 07:10 Nga DOSJA

TRAGJIKE! Mbrojtësi 21-vjeçar Moustapha Sylla, humbet jetën

BREGU I FILDISHTE - Klubi Racingut, pjesëmarrës së divizionin e parë të Bregut të Fildishtë, tha të dielën se mbrojtësi i tij, Moustapha Sylla, vdiq pasi nuk u ndje mirë në mes të ndeshjes. 

“Mbrojtësi ynë, Moustapha Sylla, vdiq sot në mbrëmje, pas një sëmundjeje në fushë gjatë takimit RCA vs Sol FC”,- lexohet në një komunikatë për media nga klubi, i cili i dërgon ngushëllimet familjes së lojtarit.

TRAGJIKE! Mbrojtësi 21-vjeçar Moustapha Sylla, humbet jetën

“Gjatë evakuimit të tij në spital, Moustapha vdiq. Ai mbërriti në klub shtatorin e kaluar dhe ishte vetëm 21 vjeç,”- konfirmoi presidenti i klubit Logossina Cissé për AFP.

Klubi Racing i Abidjan, i cili luan në divizionin e parë të Bregut të Fildishtë, u kurorëzua kampion i Bregut të Fildishtë në vitin 2020 dhe aktualisht zë vendin e 7-të në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll