Sport

Real Madridi i pa fat, 'ngec' edhe ndaj Betis-it, e shikon Barcelonën t’i largohet në +9!...

I mbajtur nën kontroll këtë të dielë në fushën e Betisit (0-0), Real Madridi lejoi Barcelonës të thellojë largësinë në +9 në krye të La Ligës.

5 Mars 2023, 23:36 Nga DOSJA
Real Madridi i pa fat, 'ngec' edhe ndaj Betis-it, e shikon

SPANJE - Javë e keqe për Real Madridin. Pasi u mbajt nën kontroll në shtëpi nga Atlético Madrid (1-1) të shtunën e kaluar, më pas pranoi një humbje, po në Bernabeu, kundër Barcelonës (0-1) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit të enjten, lojtarët e Carlo Ancelottit ngecën në fushën e Bétis, në një ndeshjeje të cilën ata megjithatë e dominuan.

Në pamundësi për të qenë efektivë (15 goditje, 5 në portë), madrilenët përfunduan një ndeshje të tretë pa fitore dhe të dytën radhazi pa shënuar gol. Megjithatë, ata nuk u rrezikuan për të humbur. 

Në minutën e 12-të, Karim Benzema mendoi se e kishte hapur rezultatin me një goditje dënimi. Por pasi u konsultua me VAR-in dhe pa se gjuajtja e tij ishte devijuar nga krahu i Antonio Rüdiger, arbitri e anuloi golin e tij. Më pas ishte Federico Valverde ai që u afrua golit, por gjuajtja e tij nga 35 metra goditi traversën (32’).

Nëse madrilenët kishin pak raste të qarta në pjesën e parë, por në të dytën ata i shtuan përpjekjet, por sërish pa e gjetur rrugën e golit. Krosimi i Vinicius për Benzemën, u hoq nga portieri Bravo (49'), si dhe gjuajtja e Valverdes nga distanca (54') u prit. I shërbyer po nga Valverde, Rodrygo nuk e gjeti kornizën (61’), ashtu si Ceballos (75’). Bravo ishte i pakalueshëm, më pas mundi Viniciusin (77’) dhe Nachon (78’).

Gjithashtu edhe Courtois bëri detyrën, duke devijuar një gjuajtje nga Borja Iglesias (9’) në fillim të ndeshjes, përpara se të mundte përsëri numrin 9 andaluzian (53’).

Ky barazim, zhgënjyes për Realin, nuk i shkon mirë asnjë skuadre. Real Madrid sheh Barcelonën, ​​fitues ndaj Valencias pak më herët (1-0), të marrë një epërsi prej nëntë pikësh në renditje. Ndërsa Betis humbi mundësinë për t'u rikthyer në një pikë nga vendi i 4-t.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll