Sport

Influencuesja ndan në rrjete një ngjarje nga festa e një futbollisti në Barcelonë: "Ai më ndoqi dhe unë u mbylla në banjë"...

Tatiana Kisiel pohon se është kërcënuar nga një futbollist

5 Mars 2023, 22:18 Nga DOSJA
Influencuesja ndan në rrjete një ngjarje nga festa e një

SPANJE - Pas rastit të Dani Alves, i cili është ende në paraburgim, i akuzuar për sulm seksual të dyshuar ndaj një gruaje, ka pasur edhe ankesa të tjera ndaj futbollistëve.

Këtë javë, për shembull, një grua e re raportoi një incident të supozuar që përfshin lojtarin e PSG-së, Achraf Hakimi.

Tani një influencuese, e quajtur Tatiana Kisiel, ka folur për një përvojë të pakëndshme që ajo pretendon se ka pasur në një festë me futbollistë në qytetin e Barcelonës. "U largova duke qarë dhe padyshim që nuk do të kthehesha në një festë futbolli," shpjegoi Kisiel në TikTok .

“Djemtë ishin arrogantë dhe budallenj, si 90 për qind e futbollistëve. Kur mbërritëm, gjëja e parë që bënë ishte që na kërkuan të linim celularin në recepsion, diçka që unë nuk e bëra sepse nuk do të rrija në një vend të mbyllur, pa dritare dhe pa mundur të komunikoja. Nuk u besova fare”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TATIANA KISIEL (@tatianakisiel)

Influencuesi tha, se festa u mbajt në një vend ku ndodheshin rreth 50 femra që prisnin ardhjen e futbollistëve. “Ne ishim të gjithë atje duke pritur që lojtarët të vinin dhe do të doja që ata të mos kishin ardhur sepse festa ishte më e mirë pa ta,”- thotë ajo.

“Rrugës për në banjë u përplasa me një nga lojtarët, duke i bërtitur njërës prej vajzave dhe fillova ta regjistroja. Ai e vuri re dhe filloi të më ndiqte. Unë u mbylla në banjë dhe ai vazhdoi të përplaste derën, derisa më bëri të largohesha dhe të fshija videon."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll