Politike

"Pse mblidhemi, s'po bëjmë gjë", Berisha u përgjigjet demokratëve skeptikë: Me revolucion paqësor, do rrëzojmë Ramën

Ai shtoi se kushdo që dëshiron, e kupton se revolucionet paqësore janë dy herë më të fuqishme se ato të dhunshmet.

5 Mars 2023, 18:44 Nga F.M
"Pse mblidhemi, s'po bëjmë gjë", Berisha u
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u është përgjigjur demokratëve që janë skeptikë mbi të ardhmen e Partisë Demokratike. Nga fjala që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se me të drejtë shumë demokratë pyesin se përse zhvillohen mbledhje e protesta të njëpasnjëshme kur nuk arrihet asnjë qëllim. Ai shtoi se kushdo që dëshiron, e kupton se revolucionet paqësore janë dy herë më të fuqishme se ato të dhunshmet. Sipas Berishës, me revolucionin paqësor, do të rrëzohet pushteti dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Me të drejtë ka demokratë që thonë, s’po bëjmë gjë. Ka të tjerë që thonë pse mblidhemi? Jo revolucioni paqësor është paqësor, por historia ka faktuar dhe provuar dhe çdo njeri që dëshiron i them të lexojë, se revolucionet paqësore janë 2 ose më shumë herë se sa ato të dhunës, dhe ne i mbetemi besnik këtij parimi. Ne do të vazhdojmë gjer në rrëzimin e këtij pushteti, revolucionin paqësor.

sali berisha

Sondazh

Poll