5 Mars 2023, 18:33
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Shqipëria do të reshtë së ekzistuari si vend pas 16 viteve, nëse largimet e shqiptarëve, vijojnë me të njëjtat ritme. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë dhe se Partia Demokratike duhet ta luftojë atë. Ai shtoi se demokratët do të angazhohen në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do t'i ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ne duhet ti dalim zot Shqipërisë, duhet ti shkurtojmë kohën e qeverisjes Edi Ramës, kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë. Ne duhet të angazhohemi në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do të na ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike si një kufomë e vërtetë politike që është sot. Këto detyra të vështira të mëdha, komplekse, i përmbushin dhe do të mund ti përmbushin vetëm misionarët. Dhe ju, anëtarët, simpatizantët tanë sot janë misionarë. Misionarë për shpëtimin e vendit, misionarë për të ndaluar këtë rrokullisje në honet e historisë që ka sot Shqipëria. Një vend që në 8 vite humbet 35 % të popullatës, me këto ritme pas 16 vitesh nuk do të ekzistojë më. O sot o kurrë ti dalim zot dhe ne do ti dalim zot. Por kjo kërkon secili një bilanc personal pune. Çdonjëri nga demokratet, demokratët të përpiqet, të sakrifikojë dhe ju garantoj se sot i kemi bërë, do i bëjmë një shërbim shumë më të madh të Shqipërisë se sa 1991. ’91 ishte një ortek Europian, diktaturat ranë njëra pas tjetrës, kure tani kemi narko shtetin, i cili nëse ne nuk e luftojmë pa kompromis, Edi Rama mund të vazhdojë shitje votash, blerje votash edhe 20 vite. Ndaj dhe pa humbur durimin.
sali berisha
Politike
5 Mars 2023, 18:26
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se Partia Demokratike nuk d ot'i bojkotojë zgjedhjet lokale. Në fja...
Politike
5 Mars 2023, 18:06
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur i prerë se Partia Demokratike është ndar...
Politike
5 Mars 2023, 18:00
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama vijon të jetë nën hetim nga autoritet...
Politike
5 Mars 2023, 17:54
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur sërish për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGoniga...
Politike
5 Mars 2023, 17:47
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar miliarderin George Soros që ka tentuar të shkatërrojë Partinë Demo...
Politike
5 Mars 2023, 17:44
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ka bërë aleatë George Soros dhe Charl...
Politike
5 Mars 2023, 14:48
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi ditën e sotme në takimin me kandidatët për kryetar&...
Politike
5 Mars 2023, 14:43
A.B
Ilir Meta
KORÇË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se vendimi i gjykatës për vulën e PD ishte një...
Politike
5 Mars 2023, 14:20
A.B
Mbledhja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duket se ka prerë çdo mundësi bashkëpunimi me Enkelejd Alibeaj q&...
Politike
5 Mars 2023, 14:09
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në takim me kandidatët për kryetar Bashkie, për zgjedhjet lokale të ...