Sport

Historia e rrallë e kampionit të botës Max Verstappen dhe lidhja e tij me Michael Schumacher, foto të papublikuara më parë (FOTO)

Gjermani legjendar Michael Schumacher është i padisponueshëm për publikun që nga viti 2013, kur i mbijetoi një aksidenti të rëndë në kokë teksa bënte ski në Alpe.

5 Mars 2023, 18:43 Nga DOSJA
Historia e rrallë e kampionit të botës Max Verstappen dhe lidhja

ZVICER - Gjermani legjendar Michael Schumacher është i padisponueshëm për publikun që nga viti 2013, kur i mbijetoi një rënieje të rëndë në kokë teksa bënte ski në Alpe. Që atëherë, ai ka qenë i shtrirë në shtrat dhe familja dhe bashkëshortja Corina nuk e lejojnë publikun të mësojë për gjendjen e Shumit.

Në episodet e fundit të serisë së dokumentarëve të Netflix "Drive to Survive", u publikuan foto të Michael Schumacher të paparë kurrë më parë.
Gjermani, i cili ka 91 fitore në Formula 1, shfaqet në episodin ku djali i tij Mick është në plan të parë. Por Max Verstappen, kampioni aktual i botës, shfaqet si një djalë që është në shoqërinë e Schumit në dy foto. E gjithë kjo befasoi tifozët e Formula 1.

Në një foto, Schumacher mban në prehrin e tij Max dhe vajzën e tij Gina-Maria, ndërsa në një foto tjetër flet me Verstappen-in e vogël. Michael Schumacher dhe babai i Max, Jos Verstappen dihet se kanë qenë miq të mirë gjatë konkurrimit në Formula 1. Në episod, Max Verstappen flet për rritjen me familjen Schumacher. Mihael dhe Jos u shoqëruan shumë gjatë udhëtimit për kalimin tek Benetton. Por edhe më vonë, kur Michael u transferua te Ferrari.

- Kemi shkuar për pushime bashkë kur ishim të vegjël, dy familje. Dhe ato kujtime do të mbeten gjithmonë në kujtesën time – tha holandezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll