Sport

“Erik Ten Hag duhej të shëtiste nëpër ‘fushat e minuara’ nga Cristiano Ronaldo”...

Miqtë e trajnerit, kujtojnë muajt e parë të holandezit Erik ten Hag te Manchester United

5 Mars 2023, 13:03 Nga DOSJA
“Erik Ten Hag duhej të shëtiste nëpër ‘fushat e

ANGLI - Dy miq të Erik ten Hag thanë për gazetën angleze ‘Mirror’ se trajneri holandez “kaloi nëpër një fushë të minuar”, kur iu desh të përballej me situatën e Cristiano Ronaldos. 

"Erik e meriton suksesin që po arrin te United. Njerëzit nuk e imagjinojnë se ai duhej të kalonte nëpër fusha të minuara në pesë muajt e parë. Në fillim ishte kaos në klub. Dhe më pas ishin ‘minat’ e mbetura nga Cristiano Ronaldo.

Erik shkoi te Manchester United sepse pa potencial në këtë sfidë. A e dini se çfarë i tha Van Gaal? 'Erik, United është një rrëmujë e madhe, mos shko atje'”,- kujton Hans Kraay, ish-mesfushori i Brighton, i cili ka luajtur me Ten Hag në De Graafschap.

Më tej ai shton: "Por Erikut nuk e kishte problem të shëtiste nëpër ‘fushat e minura’ të Ronaldos. Gjëja më mbresëlënëse është se Eriku i ka këmbët në tokë dhe nuk dëshiron të jetë një trajner që shkëlqen si të tjerët. Ai nuk është si José Mourinho. Ditën e parë të stërvitjes ai shkoi me një furgon. Kjo e përmbledh atë."

Clemens Zwijnenberg, nga ana tjetër, ka qenë mik me trajnerin e Manchester United që kur ishte 13 vjeç dhe nuk i ka harruar kritikat që kishte për të dëgjuar për Ten Hag. "Ai dikur 'shfrynte' para televizionit për gjërat që njerëzit thoshin për të. Edhe para se të largohej për në United, disa komente ishin absolutisht skandaloze.

Por gjëja më mbresëlënëse për Erikun është se ai nuk tregoi asnjë emocion ndaj tyre. Unë mendoj se në fund, kjo madje, shërbeu për ta bërë atë t'u tregojë të gjithëve gabimin. Ai i ka mbyllur gojën në të kaluarën dhe po i mbyll përsëri tani."

Zwijnenberg shtoi: "Erik shkoi te United absolutisht i bindur se do të fitonte trofe në Old Trafford. Unë e njoh atë, e di se çfarë kishte në mendje dhe e di se çfarë dëshiron për vitet e ardhshme në klub."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll