Sport

VIDEO/ Sherr dhe grushta në “Adush Muça” midis lojtarëve, stafeve dhe tifozëve. Pas 7 minutash policia qetësoi situatën…

Ishte një ndërhyrje e Trumçit (90’+4) ndaj sulmuesit Alan të Erzenit, për të cilën ndërhynë D.Kapllani dhe Nonato në mbrojtje të shokut, gjë që bëri që gjithçka të dilte jashtë kontrollit…

5 Mars 2023, 17:13 Nga DOSJA

VIDEO/ Sherr dhe grushta në “Adush Muça” midis

BALLSH - Ndeshja mes Bylis dhe Erzenit në ‘Adush Muça’ të Ballshit përfundoi në barazim 1-1. Esquerdinha (65’) shënoi i pari për mallakstriotët, ndërsa Kahrimanovic (90’+1) barazoi me penallti për shijakasit.

Rezultati dhe zhvillimi i ngjarje, në përfundimin e këtij takimi nuk mundi ta shmangte tensionin. Ishte një ndërhyrje e Trumçit (90’+4) në minutën e fundit shtesë ndaj sulmuesit Alan të Erzenit, për të cilën ndërhynë D.Kapllani dhe Nonato në mbrojtje të shokut, gjë që bëri që gjithçka të dilte jashtë kontrollit. Këta përfunduan edhe të ndëshkuar me kartona të verdhë.

Mirëpo kaq mjaftoi për të reaguar edhe tifozët, teksa shkaktoi një përleshje të madhe. Në sherr u përfshinë të gjithë, tifozët, lojtarët dhe stafet e skuadrave. U deshtën 7 minuta dhe ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar situatën.

Policia arriti të kapë disa tifozë mesa duket shijakas, pasi lojtarët e Erzenit vraponin për t’iu kërkuar t’i linin të lirë. Një ngjarje aspak e hijshme për futbollin shqiptar. Pamjet janë bërë virale nga transmetimi televiziv i ndeshjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll