Sport

Ten Hag thotë se gjeti një Man.United ‘pa rregulla’ dhe se ‘sherri’ me Cristiano Ronaldon nuk e ka mbajtur zgjuar natën…

Trajneri holandez i ktheu ‘Djajtë e Kuq’ në rrugën e triumfeve dhe madje deri tani ka fituar edhe Kupën e Ligës angleze

5 Mars 2023, 13:21 Nga DOSJA
Ten Hag thotë se gjeti një Man.United ‘pa rregulla’ dhe se

ANGLI - Erik ten Hag, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpool, ka thënë se problemet që kishte me Cristiano Ronaldon te Manchester United nuk e kanë mbajtën zgjuar natën. Trajneri holandez e la jashtë 11-shes portugezin në ndeshjen kundër Liverpoolit, në gusht të vitit të kaluar dhe prej andej filloi një proces i trazuar, i cili kulmoi me lamtumirën e CR7 nga ‘Old Trafford’.

Vendimi për uljen në stol të portugezit, sipas trajnerit holandez, ishte një vendim i menduar. "Unë padyshim i konsideroj vendime të mëdha këto. Më duhet të parashikoja ndikimin që do të kishte, jo vetëm në afat të shkurtër, por edhe afatgjatë. Si trajner duhet të mendosh në mënyrë strategjike dhe të përballesh me pasojat. E di se, është puna dhe përgjegjësia ime”.

Më pas, atij iu kujtua ajo ndeshje me Liverpoolin, ku mbetën jashtë Ronaldo dhe Harry Maguire.  “Kisha arsye për të zgjedhur atë ekip kundër Liverpoolit. Kjo ishte e qartë. Dhe gjithashtu e dija se cilat do të ishin pasojat, nëse do të kishim humbur ndeshjen. Por nuk shqetësohem. Unë fle mirë, edhe në ato netë. Më duhet për të marrë vendimet më të mira për klubin, për ekipin dhe më pas t'i mbroj ato."

Trajneri, i cituar nga shtypi anglez, thotë se kur mbërriti në ‘Old Trafford’ kishte mungesë disipline.  "Ka pasur, nuk kam pse të gënjej për këtë. Lojtarët më të mirë pëlqejnë një strukturë të mirë, jo vetëm në fushë. Duhet të kesh disa rregulla, ndryshe kur nuk ka rregulla dhe disiplinë, do të ketë konfuzion. Kjo ndodh jo vetëm në klubet e futbollit, por në çdo punë. Dhe unë pashë se çfarë ndodhi në fushë."

Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United para Kupës së Botës në Katar dhe përfundoi duke nënshkruar me Al Nassr, nga Arabia Saudite. Klubi anglez, nga ana tjetër, hyri në një rrugë pozitive. Aktualisht është e treta në Premier League dhe tashmë ka fituar Kupën e Ligës angleze këtë vit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll