Sport

'Një përqafim golash': Cavani përgëzon Mbappen për rekordin e tij të ri te PSG-ja...

Duke shënuar kundër Nantes të shtunën, Kylian Mbappé u bë shënuesi më i mirë në historinë e PSG. Me 201 gola ai ka kaluar Edinson Cavanin, i cili nuk ka munguar ta urojë.

5 Mars 2023, 18:33 Nga DOSJA

'Një përqafim golash': Cavani përgëzon Mbappen

FRANCE - Pas rekordit vijnë përgëzimet. Një javë, pasi barazoi rekordin e Edinson Cavanin, në klasiken ndaj Marseilles, Kylian Mbappé e kaloi atë duke shënuar golin e tij të 201-të kundër Nantes të shtunën (4-2), gjatë javës së 26-të të Ligue 1. Sulmuesi francez u bë, në moshën 24-vjeçare, golashënuesi më i mirë në historinë e klubit parizien. Nuk ka munguar edhe reagimi i uruguajanit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edinson Cavani (@cavaniofficial21)

Në llogarinë e tij në Instagram, ish-lavdia e PSG-së, sot te Valencia, i ka uruar ish-bashkëlojtarin e tij, me të cilin ka ndarë ngjyrat nga viti 2017 deri në vitin 2020. “Urime Kylian Mbappé për rekordin tuaj të ri me PSG- në. Përpiquni ta çoni sa më lart që të jetë e mundur. Një përqafim golash”,- ka shkruar uruguajani në mbishkrimin e një fotoje, ku francezi është në krahë. Ylli parizien, i cili tashmë ka shënuar 18 gola në Ligue 1 këtë sezon, iu përgjigj postimit me zemër.

“Unë luaj për të shkruar historinë”

Sulmuesit 24-vjeçar iu deshën vetëm 247 ndeshje për të thyer rekordin e Edinson Cavanit, i cili kishte shënuar 200 golat e tij në fanelën e Parisit në 301 ndeshje. Dhe padyshim, Kylian Mbappé, i cili mori një nderim madhështor në Parc des Princes, nuk ka ndërmend të ndalet me kaq.

“Nuk i kam bërë presion vetes, e dija se do ta mposhtja. Në fund të ndeshjes kur ka pak më shumë vend, e dini që ka mundësi. Të luash këtu është një privilegj. Unë kam ndryshuar shumë. Jam rritur në çdo kuptim të fjalës. Unë luaj për të shkruar historinë.  Dhe gjithmonë kam thënë se dua të shkruaj historinë te Franca”,- tha ai në fund të ndeshjes. Shihemi të mërkurën kundër Bayern Munichut në fazën eliminatore të Champions League, për të shkruar një faqe të bukur në historinë e tij dhe të PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll